Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk frikësohet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës.
“Janë shumë më të dobët sesa Serbia, dhe nuk mund të na kërcënojnë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe në lidhje me aprovimin e rezolutës për Srebrenicën nga ana e Parlamentit të Kosovës, me ‘rast tha se “e çuditë fakti sesi Podgorica ishte më xheloze dhe më e shpejtë se Prishtina.
Sa i përket Prishtinës, ajo vetëm ka saktësuar atë që ka paralajmëruar.
“Si kam deklaruar para më shumë se dhjetë ditësh, kur një rezolutë e tillë është aprovuar në Parlamentin e Malit të Zi, ajo nxitë ‘vërshime’ rezolutash të tilla kundër Serbisë në pjesën më të madhe të parlamenteve të regjionit, duke ndikuar që secila nga to të deklarohet qartë, sesi gjoja Serbia ka bërë gjenocid dhe të dëshmojnë kinse vendosmërinë e tyre për marrdhënie të mira fqinjësore, kurse në realitet godasin Serbinë. Do të mbetet e shkruar që Podgorica ia ka kaluar Prishtinës”, tha Vuçiç, gjatë një vizite në një qendër spitalore në Beograd.