Aleksandër Vuçiq, Presidenti i Serbisë, ka folur për situatën në Kosovës dhe përballjen e djalit të tij me Policinë e Kosovës.
Ai ka pyetur për një të arrestuarit, Dushan Obrenoviqin, duke pretenduar që po mbahet në burg si i pafajshëm.
“EULEX njoftoi sot që po monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, dhe 11 janë prej të fundit. Ka të arrestuar serbë nga Shtërpca që veçse ishin në paraburgim për dy vjet, që s’e kanë lënduar a vrarë askënd,” – u shpreh ai për TV Prvan.
Më pas, Vuçiq pretendoi se të gjithë serbët e arrestuar ishin arrestuar me urdhra personalë nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla.
Më pas, ai foli edhe për të birin e tij, Danilon që më 28 qershor ishte në Graçanicë.
Ai u shpreh se Policia e Kosovës nuk i ka hequr bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi s’është opsion”, duke shtuar se ai ishte shënjestër e torturës brutale dhe ngacmimit.
“Ata donin ta poshtëronin atë, dhe i thanë i ke pesë minuta kohë për ta hequr bluzën… Keni parë gënjeshtra të ndryshme. Ata thanë që s’e kanë ndaluar tri herë, kështu që ne e dëshmuam me video,” – shtoi ai.
Vuçiq shtoi se i biri i tij ka ardhur në Kosovë prej vitit 2011 e këndej.