Vuçiq: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është thjesht një ëndërr

Vuçiq: Njohja reciproke Kosovë-Serbi është thjesht një ëndërr

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë sonte pretendimet e këshilltares së ministrit për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, se po kërkon amnisti për familjen e tij.

“Populli serb, qytetarë të Serbisë, agjentja perëndimore Rada Trajkoviq thotë se unë kërkoj amnisti për familjen time, jo shpëtim për popullin serb në Kosovë. Gënjejnë, si të gjithë ata në Kuvend që folën gjithë ato marrëzi. E mbroj po aq sa edhe partnerët e mi të koalicionit”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu, Vuçiq është shprehur se njohja reciproke Kosovë-Serbi është thjesht një ëndërr.

“Njerëz, kini parasysh – familja ime është këtu, ata do të qëndrojnë në Serbi si unë, ne nuk kemi frikë nga askush, sepse nuk kemi vjedhur asgjë. Ne jemi fajtorë që mbrojmë dhe mbrojmë Serbinë dhe do ta mbrojmë. Njohje reciproke – ëndërr. Rroftë Serbia”.

Trajkoviq paraprakisht ka thënë për gazetën “Danas” se Vuçiq po mundohet që përmes projektit të afrimit me administratën amerikane të largojë të gjitha përgjegjësitë e mundshme nga familja e tij dhe bashkëpunëtorët më të afërt nga mjedisi kriminal, si Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Related Articles