Vuçiq deklarohet pas takimit me Lajçakun

Vuçiq deklarohet pas takimit me Lajçakun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar sonte në Beograd me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.



Pas bisedës, Vuçiq ka shkruar në Instagram se ka pasur një bisedë të hapur dhe miqësore me diplomatin sllovak.

“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçak. Kur them hapur, me të vërtetë e kam fjalën. Kuptove gjithçka. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.

Lajçak ka mbërritur në Beograd nga Prishtina, ku ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më herët gjatë ditës së sotme, pas takimit me Lajçakun, Kurti tha se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Kurti ka thënë në Twitter se këtë propozim e konsideron bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe platformë solide për progres.

Lajçak më herët gjatë ditës së sotme, duke folur për gazetarët pas takimit me Kurtin, tha se temë e bisedës ishte vazhdimi i dialogut, si dhe se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të zbatohet.

Related Articles