Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është krenar që zëri i Serbisë siç tha ai është dëgjuar qartë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ai ka thënë se me përfaqësuesit e perëndimit ka diskutuar për jetën e serbëve në Kosovë dhe se sipas tij, kjo është një çështje urgjente.
“Është e rëndësishme që ne e prezantuam politikën tonë në mënyrë të saktë dhe të argumentuar, dhe ndoshta edhe më e rëndësishme, që e promovuam Serbinë si një destinacion investimi, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë dhe për përmirësimin e të gjithë qytetarëve”, tha ai.
“Me përfaqësuesit ndërkombëtarë vazhdova diskutimin e vështirë, por të domosdoshëm dhe të hapur me qëllim të zgjidhjes së çështjes së flaktë për vendin tonë, që është jeta dhe mbijetesa e popullit tonë në Kosovë. Nuk na presin ditë të lehta dhe as zgjidhje. Për të mbrojtur dhe ruajtur edhe vendin dhe popullin duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkuar. Unë bëra të pamundurën për ta ruajtur dhe mbrojtur Serbinë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, sepse dorëzimi nuk ishte kurrë një opsion. Serbia do fito!”, tha presidenti i Serbisë.