Vuçiq: I jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen ndaj Kosovës, por se përkrahim luftën në Ukrainë

Vuçiq: I jemi mirënjohës Rusisë për mbështetjen ndaj Kosovës, por se përkrahim luftën në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha kompanisë mediatike amerikane Bloomberg se i është mirënjohës Moskës për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën, por se nuk e mbështetë pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Vuçiç, për të cilin Bloomberg thotë se ka pasur dhjetëra takime me presidentin rus Vladimir Putin në vitet e mëparshme dhe ka marrë mësime ruse për të folur rusisht me të, tha se me liderin rus nuk ka folur “shumë muaj”.

Ne thamë që në fillim se nuk jemi në gjendje dhe se nuk mund të mbështesim pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Për ne, Krimea është Ukrainë, dhe Donbasi është Ukrainë dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiç për Bloomberg në Beograd të martën, përpara se të nisej për në Davos, shkruan N1info, transmeton Klan Kosova.

Bloomberg thekson se Serbia ka vite që po largohet ekonomikisht nga “orbita ruse” dhe se Rusia ka një peshë prej rreth gjashtë përqind në tregtinë e jashtme të Serbisë, ndërsa BE-ja është deri tani partneri më i madh. Megjithatë, Serbia ende dallon në Evropë me qëndrimin e saj ndaj Rusisë, sipas Bloomberg, dhe kujton se kompania ajrore Air Serbia nuk ka anuluar fluturimet direkte për në Rusi dhe se shumë rusë kanë ardhur në Beograd që nga fillimi i pushtimit.

Vuçiq shtoi se i është mirënjohës Rusisë për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën dhe se Serbia për këtë arsye nuk mund të mbështesë sanksionet ekonomike kundër Moskës.

“Ne jemi nën sanksione për gati 10 vjet, në fakt tetë vjet dhe nuk besojmë se kjo është zgjidhja”, tha Vuçiq.

Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiq tha se “është shumë më realiste të ecim përpara me hapa të vegjël, sesa të presim ndonjë marrëveshje të madhe dhe të shpejtë që do të përfshinte njohjen e Kosovës nga Serbia”.

“Ne duhet të ndryshojmë situatën në terren me hapa të vegjël, të ndërtojmë besimin midis dy palëve dhe më pas të shohim se si mund t’i qasemi çdo gjëje tjetër. Nuk duhet të ëndërrojmë për diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq.

Related Articles