Vuçiq: Krijimi i Asociacionit, parakusht për paparim në dialog

Vuçiq: Krijimi i Asociacionit, parakusht për paparim në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun Kosovë – Serbi.

Vuçiqi i tha Kallasit se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për përparimin e mëtejmë në dialog.

“Theksova se Serbia është e përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, dhe se mbrojtja e popullit serb në Kosovë është prioriteti ynë absolut”, shkroi presidenti serb.

“Rikujtova se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk është vetëm një detyrim i rënë dakord, por edhe një parakusht për përparimin e mëtejshëm të dialogut dhe çdo normalizimi të marrëdhënieve”, tha tutje ai.

Related Articles