Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe ka theksuar që respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe integriteti territorial i shteteve është thelbësor për Serbinë.
“Sapo kam përfunduar një bisedë me Boris Johnson në të cilën theksova se parimi i respektimit të normave të së drejtës ndërkombëtare është thelbësor për Serbinë, si dhe respektimi i integritetit territorial të shteteve sovrane”, tha Vuçiq.
Me këtë rast, Vuçiq e ftoi Johnson-in që të shkojë në Serbi sepse, siç ka theksuar, kryeministri britanik nuk e ka vizituar Serbinë për 42 vjet për çka morri garanci nga kryeministri britanik se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti./GazetaEnigma/