I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, e ka telefonuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq këtë të martë.
Kjo bisedë vjen në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, Kosovë-Serbi. Siç raporton N1, Vuçiq i ka thënë Peach-it se paqja dhe siguria janë të një rëndësie të madhe dhe që Serbia do të bëjë gjithçka për t’i ruajtur ato.
“Por kjo nuk varet vetëm nga njëra palë”, raportohet të ketë thënë Vuçiq.
“Si gjithmonë Serbia do të jetë konstruktive në përpjekjet për të gjetur zgjidhje kompromisi”, ka shtuar ai.