Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , ka thënë se policët e Kosovës nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri, dhe se ai nuk mund ta arsyetoj vrasjen e heroit Afrim Bunjaku.
“Nuk mund të arsyetoni vrasjen e një polici, pa marrë parasysh se ai polic, me ligj, nuk ka çfarë të bëjë në veri. Nuk ka asnjë arsye për këtë. Për këtë duhet të reagojnë organet kompetente”.
Sipas Vuçiq, Kurti po e “shkatërron popullin serb në mënyrë sistematike”.
“Kurti në mënyrë sistematike shkatërroi dhe po shkatërron popullin serb. Ai e urren popullin serb. Ai mendon se populli serb është Rashiq, Radomiroviq dhe të mjerë të tjerë që i shërbejnë të gjithëve kundër popullit të vet.”, tha Vuçiq për RTS, transmeton Gazeta Enigma.
Ai tha se nuk e di se cila ishte ideja e serbëve që u mblodhën dhe hynë në konflikt me Policinë e Kosovës, por theksoi se ishte i sigurt se “ata shkuan për të ruajtur shtëpitë e tyre dhe për t’u përgatitur për disa sulme të ardhshme”.
Vuçiq theksoi se edhe pse vrasja e një polici shqiptar është absolutisht e dënueshme për të si president i Serbisë, tre serbët e vdekur në Banjska nuk janë terroristë.
“Pavarësisht se polici shqiptar, sipas ligjit, nuk ka çfarë të kërkojë në veri për të siguruar trafikun, sipas marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar 11 vite më parë, nuk ka asnjë justifikim. Dhe autoritetet tona do të marrin hapat e duhur për këtë”, tha Vuçiq. /Gazeta Enigma