Vuçiq takon nënsekretaren amerikane, ja çfarë i kërkon asaj  

Vuçiq takon nënsekretaren amerikane, ja çfarë i kërkon asaj  

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka takuar nënsekretaren e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, me ç’rast ka kërkuar nga kjo e fundit angazhim më të madh të SHBA-së në rajon.

“Kërkova nga SHBA-të që të rrisë angazhimin e saj dhe të përdorë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar kushtet për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit dhe të gjithë qytetarëve tanë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të begatë”, ka shkruar Vuçiq në platformën sociale, Facebook, pas takimi.

Vuçiq bisedën me Allen e ka cilësuar si të mirë dhe të dobishme.

“Shqyrtuam mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit të Serbisë dhe SHBA-së në fushën e kulturës dhe arsimit, veçanërisht llojeve të ndryshme të programeve të bursave, shkëmbimit të studentëve, kulturës dhe dijes”.

“Biseduam edhe për mbështetjen e SHBA-së për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka shtuar ai.

Ndryshe nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, do të qëndrojë gjatë javës në Kosovë në kuadër të një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në Prishtinë, nënsekretarja Allen do të takojë presidenten dhe kryeministrin e Kosovës – Vjosa Osmani dhe Albin Kurti – ku do të diskutohet për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe partneritetin midis dy vendeve për të luftuar dezinformimin dhe ndikimin malinj të aktorëve të jashtëm.

Related Articles