Një takim është zhvilluar në Rashkë ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët e shkuar atje nga veriu i Kosovës.
Sipas mediave serbe, në fillim të takimit, Vuçiq tha se do të dëgjonte këdo që kishte diçka për të thënë.
Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.
Ndërsa njëri nga qytetarët ka “paralajmëruar” se “Ne duhet të mbrohemi, nëse ju nuk doni të na mbroni”.
Ndërkohë bëhet e ditur se takimi është “moderuar” nga Goran Rakiq, ministër në Qeverinë e Kosovës.
“Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, ka thënë Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, në fillim të takimit.
Ndryshe, para takimit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ai kishte kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në Kosovë.
“Unë jam duke pritur të takohem me serbët nga Kosova. Kontaktova me Miroslav Lajçak, i thashë atë që mendoja dhe e përfundova bisedën”, ka thënë Vuçiq. /Gazeta Enigma/.