Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një bisede telefonike me homologun nga Azerbejxhani Ilham Aliyev, e ka informuar atë për rrjedhën e dialogut të Brukselit.
Kjo bisedë ndodhi dy ditë pas takimit që ai pati në kryeqyendrën evropiane me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku u arrit pajtueshmëri për planin evropian.
Siç bën të ditur zyra për media e presidentit serb, Vuçiq gjatë telefonatës me Aliyev theksoi se “Serbia i kushton një rëndësi të madhe marrëdhënieve gjithëpërfshirëse bilaterale me Azerbajxhanin miqësor, të cilat bazohen në respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim dhe mbështetje të ndërsjellë”.
Aliyev tha gjithashtu se e vlerëson partneritetin strategjik mes dyja vendeve.