Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zbuloi në profilin e tij në Instagram se si po përgatitet për javën e ardhshme, e cila tha se do të jetë e vështirë për të, transmeton Gazeta “Enigma”.
Vuçiq, javën e ardhshme do të jetë në Bruksel, në një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme dhe besoj të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Evropën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiq në përshkrimin e një fotografie.