Vuçiqi viziton Moskën në maj, mori ftesë nga Putini

Vuçiqi viziton Moskën në maj, mori ftesë nga Putini

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka konfirmuar gjatë së martës se do të vizitojë Moskën në maj për një komemoracion për Luftën e II Botëror.

Ky do të jetë udhëtimi i tij i parë në Rusi që kur kjo e fundit nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainë.

Vuçiqi e bëri këtë njoftim në një adresim publik pas një ftese që kishte pranuar nga presidenti rus, Vlladimir Putin për ngjarjen, raporton AFP, transmeton Gazeta Enigma.

“Nëse nuk ndodh fundi i botës – edhe pse më nuk jam i sigurt, por shpresoj që jo – do të ishte nder i madh për mua që të jem në Sheshin e Kuq për përvjetorin e 80-të të çlirimit nga fashizmi”, tha Vuçiqi.

Presidenti serb tha se për ngjarjen ka biseduar edhe me kryeministrin sllovak, Robert Fico, i cili “gjithashtu do të marrë pjesë”.

Kremlini tha të martën se dëshiron që ta bëjë 9 majin “festën më të madhe në histori”.  /Gazeta Engima

Related Articles