Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë gjithçka për t’i ndalur bisedimet Kosovë-Serbi dhe se për këtë do ta fajësojë Serbinë për këtë.
“Kur filluan negociatat në Bruksel në vitin 2012, ata bënë gjithçka për t’i vendosur serbët në tryezën e bisedimeve, sepse ata menduan se njohja ishte një punë e bërë. Tani, në vitin 2021, ata janë duke ikur nga tryeza e bisedimeve, sepse panë që negociatat nuk çojnë në njohje siç kishin shpresuar”, tha Vulin në TV Pink.
Sipas vlerësimit të tij, Kurti nuk ka qëllime të mira, por qëllimi i tij i vetëm është që të mos ketë serbë në Kosovë.
“Ai do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund bisedimeve. Ai gjithashtu do të flasë për gjenocidin e serbëve”, tha Vulin.
Këto deklarime të Vulin vijnë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkoi në Bruksel me një propozim konkret për nënshkrimin e një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.