Vushtrri, sulmon me shufër metalike dy policë pas një konflikti në komunikacion

Vushtrri,  sulmon me shufër metalike dy policë pas një konflikti në komunikacion

Policia ka arrestuar një person në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri pasi i njëjti pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar në komunikacion dy zyrtarë policor me shufër metalike, shkruan Gazeta Enigma.

Zyrtarët policor ishin jashtë detyres zyrtare ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 19.05.2022 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Related Articles