Vushtrria ka humbur me rezultat 3:0 ndeshjen ndaj Arbërisë të cilën e kishte fituar në fushë me rezultat 5:0.
Vushtrria këtë ndeshje e ka humbur për shkak të lëshimit në protokoll pasi kishte inkuadruar në lojë Etrit Halimin i cili nuk figuronte në protokollin zyrtar të ndeshjes.
“1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 24–t të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të ndeshjes së Grupit B, Vushtrria – Arbëria e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Arbëria“, – thuhet në komunikatën zyrtare të Komisionit të Garave të Superligës.
Pas këtij rezultati Ferizaji inkuadrohet në Superligë, pasi pozicionohet në vendin e parë me 55 pikë, nëntë pikë më shumë se Vushtrria derisa kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit.
Në xhiron e ardhshme Ferizaj luan si mysafir ndaj Flamurtarit, kurse Vushtrria udhëton drejt Fushë Kosovës.