VV-ja në Prizren e akuzon Totajn për rrënim të kundërligjshëm të një objekti

VV-ja në Prizren e akuzon Totajn për rrënim të kundërligjshëm të një objekti

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka akuzuar kryetarin e këtij qyteti, Shaqir Totajn, për rrënimin objektit të ish-Farmakosit në mënyrë joligjore, pasi sipas tyre, kjo u bë për t’i dhënë leje ndërtimore një biznesi privat për ndërtimin e kompleksit banesor.

“Saktësisht në hapësirat e tashmë ish – Farmakosit të rrënuar, që sipas IKMM-së është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji mars i vitit 2024. Për këtë, IKMM ka njoftuar se nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objektit të ish-Farmakosit”, thuhet në reagimin e LVV-së.

“Ish-Farmakosi konsiderohej aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për këtë arsye e kishte fituar edhe statusin e mbrojtjes së përhershme, si vlerë e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit”.

Më tej, VV-ja e akuzoi Totjan se ishte i vetëdijshëm për shkeljet ligjore, por se sipas tyre, rrënimi u bë për interesa të ngushta.

“Për këtë krim shumë të kryetarit Totaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për këtë degradim e poshtërim që i është bërë trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit”.

Related Articles