LVV-ja nuk ka përkrahur amandamentet e propozuara nga AAK-ja, raporton Gazata Enigma/
Në mungesë votash, amandamentet nuk kanë kaluar.
Para se të niste votimi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të presin nga shumica në Kuvend nëse do t’i votojnë amandamentet e AAK-së e më pas do të vendosin për mbështetjen për buxhetin 2026.
Ai ka shtuar se 14 prej amendamenteve janë të AAK-së dhe se do të ishte e palogjikshme të mos futeshin.
