Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) për keqpërdorime në kryeqytet, raporton Gazeta Enigma.
Anëtari i VV-së, Egzon Ademi, tha para medieve se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) po mundohen të tjetërsojnë një pronë publike.
“Ndërmarrja publike banesore kohë më parë ka publikuar në publikuar në faqen e saj zyrtare NPB.com te rubrika shprehe interesin njoftimin duke i ftuar kështu operatorët ekonomikë për t’u regjistruar që të bëhen pjesë e procedurës për përzgjedhjen e bashkëinvestimit për ndërtim. Kjo ndërmarrje përmes Bordit të drejtorëve dhe kryeshefit ekzekutiv me vendim të aksionarëve po tenton që ta jap parcelën komunale për ndërtuesit e komplekseve banesore dhe nga gjithë ajo pronë komunës do t’i mbetet vetëm 30 për qind.”
“Punëtorët e ndërmarrjes e kanë larguar nga objekti në fjalë që gjendet afër gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ dhe pikërisht aty po tentohet që të fillojë ndërtimi. Paramendojeni vetëm tre persona po tentojnë ta tjetërsojnë pronën e përbashkët qytetare”.
Kjo pronë gjendet në lagjen Lakërishtë, në rrethrrotullimin e kësaj lagje që e lidh kryeqytetin me magjistralen Prishtinë Mitrovicë, dhe magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Sipas, VV-së NPB ka hapur konkursin për tender pa treguar kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë aplikuesit. Që sipas Ademit kjo është dëshmi që përzgjedhja është bërë para hapjes së thirrjes.
“Pa vendim të komunës, pa asnjë vendim paraparak, pa asnjë diskutim publik. Kjo thirrje për operatorët publik vlente vetëm për dy ditë prej 10-12 mars 2021 ndërsa afati për pajisje me dosje të tenderit ka qenë vetëm një ditë më 17 mars 2021. Gjë që dëshmon se operatori ekonomik me shumë gjasë ka qenë i përzgjedhur para se të hapej thirrja. Fakti tjetër që dëshmon se kompania me shumë gjasë ka qenë e përzgjedhur paraprakisht trego përmbajtjen e kësaj thirrje ku nuk vendosët asnjë kriter, nuk përmenden as termat e referencës as kushtet e ndërtimit. Kush do të aplikonte për një projekt të tillë pa e ditë se për çka po aplikon. Veç kësaj dokumentin që e gjeni në faqen e ndërmarrjes nuk ka as firmën e ndonjë zyrtari as vulë e as protokolli. Ky tentim i këtyre aksionarëve në fund të mandatit është tentimi i fundit për të marrë gjithçka nga kjo ndërmarrje”.
“Kjo pronë gjendet në lagjen Lakërishtë, në rrethrrotullimin e kësaj lagje që e lidh kryeqytetin me magjistralen Prishtinë Mitrovicë, dhe magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë. Pozicioni është jashtëzakonisht i favorshëm dhe jo rastësisht kjo pronë po tentohet të tjetërsohet tash në fund të mandatit”.
“Edhe sipas ligjit për peronat e ndërmarrjeve publike dhe për pronat e komunës vendos Kuvendi komunal dhe jo funksionarët e kësaj ndërmarrje në këtë rast. Ky nuk është rasti i parë kur komuna ose ky pushtet komunal po tenton të tjetërsoj pronën e qytetarëve. Dy vite më parë ky pushtet tentoi ta rrënonte objektin e shkollës teknike tash gjimnazin ‘Ahmeti Gashi’ me pretekstin se ky objekt nuk i plotësonte kushtet për t’u zhvilluar mësimi. Pas protestave të nxënësve e të mësimdhënësve të cilat i mbështetëm edhe ne u kërkua analizë për këtë objekt dhe pas saj doli që objekti plotëson të gjitha kriteret dhe nuk ka nevojë për rrënim por qëllimi ishte tjetërsimi i pronës dhe përfitimi nga këto prona komunale”.
“Ne i bëjmë thirrje prokurorisë dhe hetuesisë që sa më parë të nisin hetimet ndaj ndërmarrjes publike banesore sepse të gjitha këto afera janë bazë e mjaftueshme. Kemi të tua të marrim informatat zyrtare nga aksionarët e PSD-së por nuk janë përgjigjur. Edhe kryetari i komunës nuk ka dhënë asnjë informacion edhe pa ka një aksionar të deleguar në këtë ndërmarrje. Të dy nga tre anëtarët janë anëtar të Partisë Socialdemokrate”.