Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar ambasadorin William Walker, ambasadorin Daniel Fried, Josh Black, Mira Ricardel dhe kongresistin e ndjerë Tom Lantos me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e tyre në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Ceremonia e ndarjes së këtyre titujve u zhvillua në Washington D.C., ku Osmani vlerësoi angazhimin e tyre të palëkundur për paqe dhe demokraci, shkruan Gazeta Enigma.
“Përpjekjet e tyre të pandërprera kanë lënë një trashëgimi që do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës,” deklaroi Osmani, duke theksuar se mbështetja e këtyre aleatëve amerikanë ka ndikuar në të kaluarën, fuqizon të tashmen dhe frymëzon të ardhmen e vendit.