William Walker: Thaçi, Veseli e Krasniqi po mbahen në Hagë padrejtësisht – nuk ma mundësuan t’i takoj

William Walker: Thaçi, Veseli e Krasniqi po mbahen në Hagë padrejtësisht – nuk ma mundësuan t’i takoj

Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, William Walker së fundmi ka folur për Gjykatën Speciale të Hagës

Sipas tij, ish-udhëheqësit e UÇK-së, po mbahen atje duke u gjykuar padrejtësisht.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një interviste në Klan Kosova, përcjellë Gazeta Enigma.

“Po, tre të akuzuarit që janë aktualisht në Hagë, ish-liderë të UÇK-së, nuk ishin në krye të një strukture të organizuar ku çdo urdhër vinte nga lart dhe zbriste poshtë”.

Ai tha se edhe pse ka kërkuar që t’i takojë ata, nga Gjykata nuk i është mundësuar. Kjo me arsyetimin se është procedurë e ndërlikuar.

Walker mes tjerash tha se e sheh të çuditshëm faktin se janë prej 3 vitesh në paraburgim për krime që nuk i kanë bërë. /Gazeta Enigma

Related Articles