Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, besohet se preferonte që zëvendësues i Ronald Koeman të jetë Andrea Pirlo.
Sipas “SPORT”, Laporta ishte i bindur se Pirlo ishte njeriu i duhur për këtë detyrë. Ai e shihte mesfushorin italian si emërim të njëjtë me Frank Rijkaard, i cili filloi ciklin e suksesit në epokën e tij të parë te Barcelona.
Para se të emërohej trajner te skuadra katalunase, Rijkaard kishte drejtuar Kombëtaren e Holandës dhe skuadrën holandeze, Sparta Rotterdam, por nuk kishte arritur ndonjë sukses të veçantë me asnjërën.
Megjithatë, ai ishte jashtëzakonisht i suksesshëm me Barcelonën dhe pa të, Barça ndoshta mund të mos ishte rikthyer në mesin e skuadrave më të mira.
Laporta ishte një adhurues i ideve të Pirlos, pavarësisht se ai kishte drejtuar vetëm Juventusin dhe nuk kishte regjistruar ndonjë sukses.
Sipas mediumit spanjoll, presidenti i Barcelonës kishte ftuar katër kapitenët e skuadrës dhe tre lojtarë të tjerë me “peshë” në banesën e tij për darkë. Aty ai shpjegoi se Koeman do të shkarkohej dhe Pirlo do të jetë trajneri i ri.
Pasi pa mungesën e entuziazmit dhe dyshimet e shprehura nga lojtarët për Pirlon, Laporta më pas mori këshillat e njerëzve përreth tij dhe përfundoi duke emëruar Xavin në pozitën e trajnerit. Lojtarët e Barçës thuhet se kishin dyshime për një ndryshim rrënjësor të stilit nën drejtimin e një trajneri të papërvojë si ish-reprezentuesi italian.
Prej kohësh ka qenë një dyshim dhe një kritikë për Barcelonën se lojtarët kanë shumë pushtet në klub, diçka që kjo histori vetëm sa i shton besimin.
Nga njëra anë është një precedent i rrezikshëm për t’u krijuar, duke i lejuar lojtarët të diktojnë vendimet e klubit.
Gjithsesi, nuk mohohet se edhe mendimi i lojtarëve ka rëndësi.