Xhavit Haliti sqarohet: Bisedoja me vëllain, jemi duke i ndarë pronat që na la babai

Xhavit Haliti sqarohet: Bisedoja me vëllain, jemi duke i ndarë pronat që na la babai

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, u pa në telefon duke shkëmbyer mesazhe për toka. Madje atij iu publikuan edhe disa biseda, që sipas Halitit ishin në mes të tij dhe vëllait në Zvicër. Në një prononcim ai tha se me vëllain e tij po bisedonin për ndarjen e pronave që ua ka lënë trashëgimi babai i tij,

E për zhvillimin e kësaj bisede, gjatë kohës sa ai ishte në seancë, Haliti tha se nuk është pishman.

“Sqarimi im është se ne jemi njerëz dhe e kemi jetën private. Unë kam qenë duke biseduar me vëllain tim me të cilët jemi duke ndarë pronat që n ai ka lënë babai. Tani ai ka fotografuar. Unë po besoj që ai më së pari nuk ka pasur të drejtë që të fotografojnë telefonin tim. Por, nuk jam pishman pse kam folur me vëllain tim për mënyrën se si do t’i ndajmë pronat apo pse ju kam thënë që të zgjedhin çfarë dëshirojnë. Unë i kam tre vëllezër në Zvicër”, ka thënë ai.

Haliti për vlerën e pronave të tij është përfolur shumë herë.

Kjo pasi ai në Agjencinë Kundër Korrupsion ka raportuar se posedon prona në vlerë të madhe të parave,.

Për këtë çështje, ai tha se ato janë prona të përbashkëta që janë trashëgim nga prindi i tij.

Ndër të tjera Haliti tha se ato prona nuk i ka fituar as me korrupsion e as në ndonjë formë tjetër për të cilën mund të ndiqet ligjërisht.

“Edhe ato pronat e mëdha që po mi qesin, shkruan shumë mirë se të kujt janë pronat, në formularët përkatës, se sa pjesëtarë jemi në ato prona. Nuk janë prona që unë i kam marrë me korrupsion ose në variantin e mundshëm që ligji mund të më ndjek. Ato janë prona që kam deklaruar se janë prona tonat që na i ka lënë baba dhe i vlerësojmë sa dojmë na dhe jo sa dojnë të tjerët”, ka thënë më tutje ai, raporton Express.

LEXO EDHE:Në Kuvend po flitej për shtesa, Xhavit Haliti bën pazare për blerje tokash e shtëpish.

Related Articles