Ballkani do ta festoj titullin e kampionit pa tifozët e tyre “xhebrailat”, shkruan Gazeta Enigma.
Ballkani të dielën do ta festojë titullin e kampionit pas ndeshjes ndaj Gjilanit duke e shkruar historinë, pasi shpallen kampion për herë të parë në histori të klubit.
Megjithatë, festa pritet të jetë e mangët pasi nuk do të marrin pjesë tifozëria e tyre zyrtare “xhebrailat”.
“Xhebrailat” kanë shkruar se kryesia e klubit që një muaj nuk i ka pyetur ata për organizimin e festës së titullit.
Më poshtë postimi i tyre:
Festa e Komunës dhe Ballkanit, por asnjeherë e Xhebrailave.
Tash e një muaj kan filluar përgaditjet për festën madhështore të titullit, e organizuar nga Komuna dhe Ballkani, Xhebrailat qoft vetëm edhe një herë nuk u thirrën të shprehin ndonjë mendim apo ide, Xhebrailat kishin vetëm një kërkesë që të dilte festa e bukur, vetëm NJË, dhe ajo nuk u realizu duke e zhagitur tash e 1 muaj dhe vetëm një ditë nga festa tradhtohemi, siç e dini ne jemi organizatë serioze dhe asnjeherë nuk lejojmë që të poshtërohemi nga ASKUSH.
Andaj Xhebrailat nuk do të jenë në Festë dhe as në lojë, aq më tepër në nje ditë historike, por durimi jonë ka fund. Çdo flamur apo pankartë që është vënë në emër të Xhebrailave do të hiqet, nuk lejojmë të njolloset emri ynë, sepse është emër më i madh se të gjithë.
Me Rrespekt,
Tifozeria e Qytetit, Xhebrailat 1992