Mbrojtësi 50 milionë stërlinash “shënoi gol” kundër murit të dielën e kaluar, 24 orë pasi skuadra e tij Manchester City humbi gjysmëfinalen e “FA Cup”. Kalimtarët thanë se ai shikoi përreth fshehurazi përpara se të vinte kapuçin dhe të spërkaste tullat e një ndërtese.
Një shikues, tifoz i rivalëve të Manchester United, vuri re tatuazhet e këmbës së Walker-it, kur futbollisti anglez nuk e mbajti dot më urinën dhe u zbraz pas një ndërtese në Prestbury, Cheshire, rreth orën 15:25.
Një burim i tha “The Sun”: “Sapo kisha mbërritur për një vakt me familjen time dhe papritmas shikova Kyle Walker, të cilin e njoha menjëherë, duke shurrosur pas murit të hotelit luksoz aty ngjitur. Ishte revoltuese, u tronditëm nga ajo që pamë.
Para se ta bënte, ai po shikonte përreth për të parë nëse ishte dikush aty, më pas vuri kapuçin në kokë, por ende dallohej nga tatuazhet e tij”. Futbollisti i Manchester City “u kap mat” një ditë pasi skuadra e tij humbi 3-2 përballë Liverpool në “Wembley”. Babai i tre fëmijëve, Walker, 31 vjeç, mungoi në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Burimi shtoi: “Kyle ishte jashtë në kopshtin e birrës. Ishte një ditë e bukur. Por, në vend që të shkonte brenda dhe të përdorte tualetin si ne të tjerët, zgjodhi të zbrazej pas murit, në sytë e mysafirëve që paguanin dhe njerëzve që shkonin në parkingun e makinave.
Ai mund të shihej qartë nga dritaret. Nuk është diçka që do ta dëshironit të shihnit, nëse do të ishit atje. Lojtarët milionerë ndonjëherë marrin një ves të keq dhe është e lehtë të kuptohet pse disa krijojnë rregullat e tyre”.
Në mesin e tatuazheve të tij të shumta, Walker ka një shqiponjë dhe sy femre të lyer në pulpën e këmbës së majtë. Dënimet për urinimin në publik përfshihen në aktet nënligjore të autoriteteve lokale individuale, por zakonisht shoqërohen me gjobë deri në 80 £, e cila paguhet në 21 ditë.