Ylli i Superligës i jep fund beqarisë, dalin fotot me fanellën e SC Gjilanit

Ylli i Superligës i jep fund beqarisë, dalin fotot me fanellën e SC Gjilanit

Përparim Islami është njëri nga futbollistët më të dalluar viteve të fundit në futbollin kosovar.

Mbrojtësi i djathtë sot i ka dhënë fund beqarisë pasi që është martuar, raporton Gazeta Enigma.

30-vjeçari në dasme ka marrë një dhuratë të veçantë nga SC Gjilani. Drejtuesit e klubit gjilanas ia kanë dhuruar një fanellë Islamit.  Kujtojmë që Islami ka mbrojtur së fundmi ngjyrat e Gjilanit, por që u largua pas krizës së madhe tek “kuqebardhët”

Tashmë në media po raportohet se skuadra gjilanase është bërë me investitorë të rinj dhe se rikthimi i Islamit tek “Skifterat” mund të bëhet gjatë ditëve në vijim.

/Gazeta Enigma/

Related Articles