Ymeri: Albin Kurti ka kontribuar për UÇK-në, ashtu sikurse ka vepruar Adem Demaçi

Ymeri: Albin Kurti ka kontribuar për UÇK-në, ashtu sikurse ka vepruar Adem Demaçi

Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se kontributi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti në zyrën e përfaqësuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi, është i ngjashëm me këtë të fundit.

Ymeri, duke folur për aktivitetin e Albin Kurtit gjatë periudhës se luftës në Kosovë, ka thënë se veprimtaria e Kurtit është publike pasi ka qenë pjesë e zyrës se Adem Demaçit.

“Albini Kurti ka kontribuar për UÇK-në sikurse Adem Demaçi, pasi ka qenë pjesë e së njëjtës zyre, por natyrisht jo në nivelin e Adem Demaçit sepse përgjegjësia e Demaçit ka qenë e përfaqësuesit politik ndërsa Kurti ka qenë në zyrën e tij”, ka thënë Ymeri.

Tutje, ai ka folur edhe për pastrimin e listave ku ka thënë se në Kosovë ka dy lloje të grupeve, disa thonë se ka mashtrime ndërsa disa të tjerë mohojnë që ka diçka të tillë.

Sipas Ymerit, pastrimi i listave duhet të bëhet dhe se ajo duhet të bëhet sipas rregullave ligjore.

“Grupi i parë që thotë se kjo listë nuk ka asgjë të keqe edhe të gjithë aty janë veteranë, të njëjtit pastaj nuk mund të kërkojnë që Albin Kurti të largohet se qenka mashtrues në atë liste se kjo e dëshmon që paska mashtrime”, ka thënë ai në TV Dukagjini.

Sipas Ymerit, edhe në qoftë se një person (Kurti) i vetëm është mashtrues atëherë listat duhet të pastrohen ose sipas tij duhet të themi se është “krejt në rregull dhe nuk e përmendim Albin Kurtin”.

Related Articles