Zana Avdiu: Po ta pyesim tani Xhakën do të thoshte se s’do ta bëjë

Zana Avdiu: Po ta pyesim tani Xhakën do të thoshte se s’do ta bëjë

Analistja Zana Avdiu është e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7.

Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

Ajo, e ka sqaruar në T7 këtë postim, teksa theksoi se po ta pyesnin Xhakën, do të thoshte se s’do ta bëjë

“Ajo çka e thashë edhe në fillim. Lojtarët është dashur të mos bien në presionin e madh ndaj një ekipi që s;di ta ndaj sportin as artin nga politika. Duke e pa se dy ditë rend krejt ne merremi me një gjest që e degradon fytyrën e vet Granitit. Të gjitha gjërat ranë në hije me atë gjest të Granitit. Festa e golit të parë, shqiponja e tifozes nga Kosova. Fakti që Shaqiri hyri në mesin e Ronaldos e Messit në rekorde, të gjitha Çka përfaqëson ai akt. Po ta pyesim tani Xhakën do të thoshte se s’do ta bëjë, njëjtë sic e mohoi arsyen se pse e veshi fanellën e Jasharit”, ka deklaruar Zana Avdiu.

Related Articles