Zbatimi i Ligjit të ri për Tatimin në Pronë shtyhet për vitin 2026

Zbatimi i Ligjit të ri për Tatimin në Pronë shtyhet për vitin 2026

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar në një video të fushatës zgjedhore se zbatimi i Ligjit të ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ishte parashikuar të nisë këtë vit, do të shtyhet deri në vitin 2026, shkruan “Gazeta Enigma”.

Sipas tij, ky ligj nuk do të zbatohet as për pronat e bizneseve, dhe as për ato private të banimit gjatë vitit 2024.

Në një video të 16 janarit, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga ministri Murati sqarimin e kësaj çështje. Murati e konfirmoi shtyrjen e zbatimit të ligjit dhe theksoi se ende nuk ishte i gatshëm sistemi për ta zbatuar atë këtë vit.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pati deklaruar më 8 janar se Kuvendi kishte vendosur të mos ndryshonte normën e tatimit në pronë, duke lënë kështu në kompetencë të komunave përcaktimin e shkallëve tatimore.

Sipas Sazan Ibrahim, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Ministria e Financave kishte shtyrë zbatimin e Ligjit të ri vitin e kaluar, pas kërkesave të kryetarëve të komunave që u ankuan për faturat e larta të tatimit.

Ligji i ri parashikon një ngarkesë tatimore progresive, e cila mund të rrisë tatimet për pronat me vlerë më të lartë. Për shembull, një pronë 100,000-euroshe mund të paguajë 150 euro tatim, ndërsa një pronë 500,000-euroshe mund të ketë një tatim 200 euro më të lartë se më parë.

Related Articles