Zbulohen detajet e transferimit të Tiago Djalos te Juventusi

Zbulohen detajet e transferimit të Tiago Djalos te Juventusi

Juventusi ka arritur t’i siguroj shërbimet e mbrojtësit portugez Tiago Djalo.

Pas një lufte të gjatë me Interin, Zonja e Vjetër ka bindur portugezin për transferimin në ‘Allianz Stadium’ dhe kjo është një fitore e madhe për bardhezinjtë ndaj një rivali të madh.

23-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Lillen dhe Juventusi do të paguaj tani për transferimin e tij.

Tanimë ‘Calciomercato’ ka publikuar edhe detajet e transferimit të reprezentuesit portugez te Juventusi.

Oferta për Lille është 3,5 milionë euro plus bonuse si dhe skuadra franceze do të mbajë 10 për qind të kartonit nga rishitja e ardhshme e lojtarit.

Ndërkohë për lojtarin është bërë gati një kontratë për katër vite e gjysmë e cila skadon më 30 qershor të vitit 2028.

Këtë javë lojtari do të prezantohet nga Juventusi dhe gradualisht synon të zë vend në formacionin bazë pasi vije nga një lëndim i rëndë që e mbajti disa muaj jashtë fushave./

Related Articles