Zbulohet identiteti i personit që sulmoi me grusht në fytyrë kruen e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Euronews Albania mëson se agresori është Gerti Shehu 31-vjeç.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Trumës duke marrë mjekim, ndërkohë që është shoqëruar edhe nga Policia.
Pas sulmit ai u neutralizua nga truproajt e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga simpatizantë dhe mbështetës të kreut të PD-së.