Superliga e Kosovës në futboll është duke shkuar drejt fundit ku kanë mbetur edhe pak xhiro për t’u luajtur, raporton Gazeta Enigma.
Deri më tani janë luajtur 31 ndeshje dhe ku skuadra janë me synime të qarta. Drita dhe Ballkani janë duke luftuar për titullin kampion. Për vendin e tretë janë në garë shumë skuadra si Gjilani, Prishtina, Llapi dhe Dukagjini. Lufte e madhe është duke u bërë edhe për të mbijetuar në Superligë dhe për t’i ikur zonës së barazhit.
Gazeta Enigma ka siguruar orarin për tri xhirot e fundit të kampionatit. Java e fundit pritet të luhet me 28 maj.
Më poshtë ua sjellim orarin e plotë:
Java e 34-të (14 maj, ora 15:00)
Malisheva – Prishtina
Ferizaj – Trepça ‘89
Drenica – Dukagjini
Ballkani – Llapi
Gjilani – Drita
Java e 35-të (20 maj, ora 15:00)
Dukagjini – Trepça ‘89
Prishtina – Drenica
Drita – Malisheva
Llapi – Gjilani
Ballkani – Ferizaj
Java e 36-të (28 maj, ora 15:00)
Drenica – Drita
Ferizaj – Dukagjini
Gjilani – Ballkani
Trepça ’89 – Prishtina
Malisheva – Llapi
/Gazeta Enigma/