Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ndërsa negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit kishin filluar, nuk kishte plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve.
Peskov hodhi poshtë si të rreme akuzat për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave si false, raportoi Reuters, shkruan theguardian, transmeton Gazeta ‘Enigma’.
Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit./Gazeta Enigma/