Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka demantuar lajmin për dyfishimin e skemave sociale dhe 100 eurot shtesë për pensionistët, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Raportimet se Qeveria në mbledhjen e sotme dyfishoi ndihmat për skemat sociale dhe ndau 100 euro shtesë për pensionistët janë të pasakta”, ka shkruar ai.
Tutje Kryeziu ka theksuar se “Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që Qeveria ka marrë si përgjigje ndaj inflacionit në vend”./Gazeta Enigma/