Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, së fundmi ka shpalosur detaje rreth qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Greqi, tash e një javë, raporton GazetaEnigma.
Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kryeministri Kurti, është ftuar në vizitë zyrtare në Greqi, nga organizatorët e “The Economist” dhe “Simpoziumit Symi”, tash e pesë vjetë me radh, Kurti ka qenë çdo her pjesëmarrës.
Ai gjithashtu theksoi se shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori, pasi kryeministri u kritikua mjaft shumë në këtë aspekt nga shumë politikanë e analistë.
Postimi i plotë:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit. Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”. / GazetaEnigma