Zëdhënsja e MPJ-së ruse: Kosova nuk është shtet, është vrimë e zezë në Evropë

Zëdhënsja e MPJ-së ruse: Kosova nuk është shtet, është vrimë e zezë në Evropë

“Kosova nuk është shtet”, kështu është deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova.

“Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare dhe fetare”. ka thënë ajo për të përditshmen serbe Kurir.

Ajo më tutje ka komentuar edhe qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti duke e cilësuar qeverinë e tij si “ekstremistë”.

“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin Evropian”

Zëdhënësja e MPJ-së ruse gjithashtu ka theksuar se  “10 vjet më parë, televizioni CNN shfaqi vazhdimisht reklamën “Kosova është një vend i mundësive”.

Related Articles