Trajneri Zekirija Ramadani është i lumtur me fitoren e arritur nga skuadra e tij, Gjilani.
Ai ka thënë se Gjilani hoqi dorë nga loja e bukur për ta fituar ndeshjen e vështirë ndaj Trepçës ’89. Gjilani fitoi me rezultat minimal, 1:0 ndeshjen kundër 89-shit.
“Jo vetëm ne, por edhe skuadrat tjera kanë pasur vështirësi përballë Trepçës ;89, pasi kanë kundërsulmin e fortë si armë. Duhet të shënosh në fillim për t’i ndëshkosh në armën e tyre më të fortë. Nuk kishim fat të shënonim në fillim, por megjithatë arritëm të shënojmë dhe ta fitojmë ndeshjen me një gol. U thash lojtarëve të heqin dorë nga loja e bukur dhe të fitojmë pikët për të ruajtur vendin e tretë”, ka thënë Ramadani.