Fëmijët kanë vdekur nga dehidrimi në një qytet të bllokuar nga rusët, ka thënë presidenti i Ukrainës.
Volodymyr Zelensky, në një fjalim video mëngjesin e sotëm, tha se fëmijët kishin humbur jetën në Mariupol, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Qyteti është bombarduar rëndë nga predhat ruse dhe është rrethuar për më shumë se një javë.
“Okupantët duan që njerëzit tanë të vdesin,” tha Zelensky.
“Neve na premtuan për korridoret humanitare, por rusët vrasin njerëz që përpiqen të evakuohen.”
Përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga Mariupol këtë fundjavë u ndërprenë kur bombardimet e korridoreve humanitare vazhduan./Gazeta Enigma/