Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Downing Street, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Zelensky e falënderoi Starmerin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Zelensky është shfaqur i përlotur dhe i emocionuar përballë Starmer në Down Street teksa mori mbështetjen e Britanisë për Ukrainën.
Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, si një kontrast i thellë me atë që bota pa mbrëmë mes Zelensky-Trump.