Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, më herët përshkroi shkatërrimin total të aeroportit civil në qytetin e Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai përsërit gjithashtu lutjen e tij drejtuar liderëve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi.
“Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë”, thotë ai.
“Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni aeroplanë që të jemi në gjendje të mbrohemi, mund të ketë vetëm një përfundim: Ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë”, përcjell Gazeta ‘Enigma’.
Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Kjo do të thotë të angazhohesh drejtpërdrejt me çdo aeroplan rus të dalluar në ato qiej dhe të qëllosh mbi ta nëse është e nevojshme./Gazeta Enigma/