Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur sot në parlamentin shqiptar, derisa ka publikuar një mesazh dedikuar marrëdhënieve Shqipëri – Ukrainë.
“Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar”.
“Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në mbështetjen tonë”, ka thënë Zelensky.
“Jam i sigurt që tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jet i guximshëm. Dhe dikush është i vogël në hartë, por përzemërsia është një nga më të mëdhatë. Faleminderit Shqipëri! Ju falënderoj për mirësinë tuaj”, shkruan Zelensky.