Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia është duke e përdorur urinë si armë për të fituar territor.
Duke folur për parlamentin irlandez ai ka thënë se raketat ruse janë duke shkatërruar gjërat që e mbështesin mbijetesën, shkruan BBC.
Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për agrikulturë dhe ushqim dhe Zelensky tha se aksionet e Rusisë po çojnë në shkurtim të rezervave ushqimore për miliona njerëz të uritur gjithandej botës.
“Uria e tyre është armë kundër nesh. Njerëzit po përdoren si instrument për dominim”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.