Zelensky thirrje perëndimit që të veprojë: Miliona njerëz mund të vdesin

Zelensky thirrje perëndimit që të veprojë: Miliona njerëz mund të vdesin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “miliona persona” mund të vdesin nëse bota nuk e ndihmon Ukrainën para se të jetë “shumë vonë”.

Në një intervistë për Sky News, Zelensky ripërsëriti kërkesën e tij që liderët perëndimorë të vendosin një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën.

Duke iu bërë thirrje liderëve botërorë që të veprojnë shpejt, ai tha “mos më prisni mua që unë t’ua kërkoj disa herë, mijëra herë, mbylleni qiellin”.

Shtetet perëndimore, përshirë Shtetet e Bashkuara, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një zone të ndalim-fluturimit, pasi kjo gjë mund t’i fusë ato në konflikt direkt me Rusinë.

Zelensky tha se shtetet perëndimore mund të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit, por atëherë do të ketë nisur “Lufta e Tretë Botërore” dhe sipas tij, “do të jetë shumë vonë”.

“Më besoni, nëse prolongohet në këtë mënyrë, do ta shihni… ata do ta mbyllin qiellin, por ne do të humbim miliona njerëz”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles