Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se Qeveria Kurti ka vetëm fjalë dhe retorikë boshe.
Ai thotë se krejt interesimi i tyre është për të kapur shtetin në të gjitha instancat Kushtetuese.
“Zakonisht 100 ditëshi i qeverive normale me program të qartë, me objektiva do të karakterizohej me plane konkrete, me ndryshime që do te ipnin plan të qartë dhe cilësore. Eshtë një vazhdimësi e keqe me një demagogji të tepruar dhe me popullizma të skajshme që akoma po i bëjnë dëm Kosovës në arenën ndërkombëtare, shohim vetëm fjalë, retorik boshe, fshehje prapa paaftësisë për të menaxhuar me situata të ndryshme, dhe krejt çka është interesimi i tyre është për të kapur shtetin në të gjitha instatncat kushtetuese, përmes mekanizmave që janë ndërtuar në Lëvizjen Vetëvendosje që këtu e kanë trupin por kokën e kanë në shtetet fqinje”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Zemaj, pohon se brenda VV-së ka njerëz të akuzuar për krim dhe korrupsion.
“Kjo është ta quaj kartë e pa arsyshme e cila përdoret, sepse po thuajse në çdo instancë që ka ndërtuar VV-ja, ka njerëz që kanë aktakuza për krim dhe korrupsion, ose ka njerëz që në të kaluaren e tyre janë shfajësuar përmes vjetërsimit të landëve dhe kjo nuk e arsyeton atë fakt. Shpresa që këta e kanë ndërtuar se hajnat do të jenë në burg, hajnat në fakt mbahen në qeveri dhe parlament, kjo është logjika vepruese e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë Kurti në këto 100 ditë sepse po të ishte ndryshe do të ishte një shpresë dhe dokuritë negative tjera” tha Zemaj për dokumentarin “Expose”