Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se në vitin 2023 parashihet që të punësohen edhe 300 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, pasi deri më sot janë 200 asistentë të tillë të punësuar, shkruan Gazeta Enigma.
Pupovci ka thënë se përveç 300 asistentëve shtesë, parashihet që vitin tjetër të punësohen 30 specialistë të teknologjisë së informacionit nëpër komuna, që sipas tij, do të përfshijnë mirëmbajtjen e IT, si dhe 59 këshilltar për orientim në karrierë.
I dyti i MAShT-it tha tutje se janë duke punuar për ngritjen e cilësisë së teksteve shkollore, ku me këtë tha se parashihen mekanizma të llogaridhënies.
“Po ashtu, parashihet që procesi i administrimit të jenë proces transparent e profesional. Po ashtu, projektligji do të mundësoj që shkrimet t’i paraqesin edhe vetë autorët dhe parashihet rishikim i teksteve shkollore. Testimi do të vazhdojë deri me datën 20 maj dhe do të marrin pjesë 48 shkolla. Në parim nga një shkollë janë përzgjedhur 57 nxënës. Nxënësit testohen në fushën e matematikës sepse është fokusi kryesor”, është shprehur Popovci, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Pupovci tha se MAShT-i po përgatitet për testin e arritshmërisë dhe atë të maturës shtetërore.
“Dita e parë do të zhvillohet me 4 qershor e dyta do të jetë 14 qershori. Testi i maturës do të mbahet me 18 qershor ku numri do të jetë 24 mijë dhe mund të ketë nxënës që vijnë nga vitet e kaluara. Testi do të organizohet brenda një ditë ku do të jetë gjuha amtare dhe angleze”, ka thënë Pupovci.