Zëvendësministri i Mbrojtjes: Kosova nuk ka apetite për ta sulmuar ndonjë vend tjetër

Zëvendësministri i Mbrojtjes: Kosova nuk ka apetite për ta sulmuar ndonjë vend tjetër

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, ka thënë se Kosova është një vend që nuk ka apetite për ta sulmuar ndonjë vend tjetër.

Syla tha në Rubikon në Klan Kosova se Forca e Sigurisë së Kosovës do ta ketë armatim që i përgjigjet forcës së armikut.

“Ne jemi shtet që e mbrojmë vetën edhe nuk kemi apetite që ta sulmojmë ndonjë shtet. Kryesisht ne jemi duke i plotësuar kapacitetet në të cilën jemi duke ecur në fazën tranzitore”.

“Mbi të gjitha ne jemi në momentin kur kemi ngritur kapacitete të mira të forcës sonë. Momentalisht kërkohen blerje kryesisht në armatim, në sistemet që i përgjigjen adekuat forcës sonë, karshi forcës të cilën ne e konstatojmë se e ka armiku”.

Numri dy i mbrojtjes në Kosovë theksoi se është fat i madh që për sigurinë e vendit tonë kujdeset KFOR-i.

“është fat i madh për ne që sigurinë që mandatin për sigurinë tonë e ka KFOR-i, segment i NATO-s dhe gjithçka që e bëjmë dhe gjithçka që e kemi në platformën tonë të ecjes përpara e kemi bashkarisht. Ky është një plus i madh”.

“është fat i madh për ne që ne ecim bashkarisht të sigurt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe me të gjithë shtetet partnere me të cilat jemi në vazhdimësi bashkë në krejt këtë ecjen tonë nga çlirimi e këndej”.

“Siç thashë ne jemi krenar që jemi rreshtuar bashkë me të drejtën me shtetet perëdimore për ta luftuar të keqen në këtë rast Rusinë. Dhe gjithçka që jemi duke bërë në këtë rast edhe fondin që u nënshkrua nga kryeministri, kemi komunikuar me faktorin ndërkombetar”.

Related Articles