Zëvendësministrja e sportit Daulina Osmani qartëson se Agim Ademi nuk është pengesë për licencimin e FFK-së

Zëvendësministrja e sportit Daulina Osmani qartëson se Agim Ademi nuk është pengesë për licencimin e FFK-së

Zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, e ka qartësuar në masë të madhe mjegullën që është krijuar në procesin e licencimit të FFK-së. Pohimet e individëve dhe grupeve të interesit se FFK nuk mund të licencohet me Agim Ademin në krye, për shkak se ka aktakuzë të ngritur, e dyta e ministrisë së Sportit i ka hedhur poshtë.

“Udhëzimi Administrativ qartazi e thotë që në një udhëheqësi të federatës nuk mund të ketë njerëz me dënim të formës së prerë në gjykata. Për me dëshmuar se nuk ti nuk je i dënuar duhet me një formë ta dëshmosh dhe ajo dëshmohet përmes certifikatës unike. Pa dyshim nuk e parasheh Udhëzimi Administrativ që personi që është nën hetime nuk mund të jetë anëtar i një federate”, ka theksuar Osmani në Kanal 10.

Ajo ka thënë se certifikata për të dëshmuar se nuk je i dënuar tash mund të nxjerret edhe online përmes platformës “e-Kosova”.

“Përmes atij dokumenti e dëshmon se nuk je i dënuar. Në asnjë moment Udhëzimi Administrativ nuk thotë se personi që është nën hetime apo ka një rast të hapur nuk mund të jetë anëtar, përderisa strukturat si Kuvendi zgjedhin që ai të jetë në udhëheqësi të federatës”, ka shtuar ajo. Zv/ministrja ka thënë se procesi i FFK-së është duke vazhduar, ashtu sikurse edhe për shumë federata tjera dhe thjesht është një procedurë e plotësimit të kritereve.

Znate li koje su 3 pouzdane indikacije blokiranih vena. Kako možete da ih tretirate sami kod kuće?
Sponsored by MonadPlug
Duke u bazuar në deklaratën e fundit të zv/ministres, duket se licencimi i FFK-së tashmë është vetëm çështje kohe dhe klubet nuk kanë nevojë të brengosen.

Related Articles