Serbët e Kosovës, i mërziti moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë këtu.
Për këtë dhe suspendimin e gjykatëses, Lilijana Stevanovic, ata protestuan më 25 mars, dhe bojkotuan punën në institucionet kosovare.
Këta nuk paralajmëruan edhe ndonjë organizim tjetër kundërshtues të dielën e zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, duke parë situatën institucionet e sigurisë në vend këshillohen të jenë vigjilente.